Muharremaj: Kemi bërë luftë të drejt e çlirimtare dhe nuk do të duhej ta votonim Gjykatën Speciale

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj ka deklaruar se populli i Kosovës ka bërë luftë të drejt dhe çlirimtare dhe për këtë arsye nuk do të duhej të votohej për themelimin e Gjykatës Speciale sepse kjo vetëm dëme i solli Kosovës. Duke folur për kohën kur ishte deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka treguar se ka qenë kundër kësaj gjykata dhe se nuk e ka votuar atë sepse nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë. Ne nuk kemi shkuar për të luftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të luftuar këtu. Qëllimi jonë ka qenë me luftuar për vendin me pas demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan, ka theksuar mes tjerash, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i Therandës, Bali Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …