Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se nuk do ta kthejë prapa vendimin e tij për shkarkimin e dy drejtorëve komunal nga radhët e PDK-së në Pejë. Ai ka thënë për mediet online se nuk ka marrë kërkesë nga partneri i koalicionit për të kthyer prapa vendimin. Muhaxheri ka sqaruar se edhe nëse merr një kërkesë të tillë, nuk do të ndryshojë vendimin e tij për shkarkimin e dy drejtorëve komunal nga radhët e PDK-së. Disa analistë e shohin këtë lëvizje të kryetarit të Pejës si fillim i tensioneve të para midis PDK-së dhe LDK-së jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë qendror.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …