Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se akuzat pa as edhe një fakt të vetëm që vijnë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli se kinse Vetëvendosja qëndron prapa organizatës ”Syri i Popullit”, janë të ulëta dhe të papranueshme. “Për më shumë, janë shpifje që e thellojnë edhe më shumë përçarjen e spektrit politik në vend, pikërisht tash kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar përballë Serbisë. Nuk na duhen shpifje të tilla por as viktimizim. Na duhet përbashkim e pjekuri politike. Vetëm kështu e dëshmojmë se sa e duam vendin tonë”, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …