Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, ka vazhduar takimet e rëndësishme në Stamboll.
Atje është takuar me drejtorin e Arkivave Osmane, Önder Bayir ku kanë diskutuar me theks të veçantë për fillimin e bashkëpunimit mes arkivave të të dyja shteteve.
Në takim u hodh ideja e hapjes së një zyre në Kosovë të Arkivës Osmane e cila do t’i mundësonte qasjen e drejtpërdrejt jo vetëm studentëve, por edhe ekspertëve profesional.
Lidhur më këtë, zëvendësministri Hoti shprehi gatishmërinë për çdo mbështetje.
Duke folur për arkivat, Hoti tha se Republika e Kosovës nuk ka asnjë pengesë në qasje totale të arkivës.
Zëvendësministri Hoti dhe Bayir diskutuan edhe për të kaluarën e Kosovës dhe ishte konstatim i dyanshëm se e vërteta mbi të kaluarën e Kosovës është e pakontestuar.
Zëvendësministri si dhuratë i dorëzoi drejtorit Bayir 28 hartat e Kosovës gjatë kohës së Perandorisë Osmane.