Mundësi të reja bashkëpunimi me Gjermaninë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me përfaqësues institucional dhe kulturor.

Zëvendësministri është takuar me Antje Contius, drejtoreshë e rrjetit ndërkombëtar të botimeve “Traduki” dhe Hana Stojic, ku kanë biseduar rreth strategjisë së anëtarësimit me të drejta të plota të Republikës së Kosovës në këtë organizatë si dhe rreth mundësisë së organizimit të projekteve të përbashkëta.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e një vizite të përfaqësuesve të Traduki-t në Kosovë dhe njëherësh të organizohen takime të ndryshme.

Hoti zhvilloi edhe një takim të rëndësishëm me deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer me të cilin biseduan rreth ngjarjeve aktuale në Kosovë dhe Gjermani si dhe rreth mundësive të reja të bashkëpunimit mes të dyja shteteve.

Tutje, zëvendësministri u takua edhe me Prof. Dr Friedbert Pflüger, shef ekzekutiv i “Pflüger International”, organizatë e cila merret me këshillimin e qeverive, kompanive dhe shoqatave kryesisht rreth fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

Gjatë vizitës në Gjermani, Hoti vizitoi edhe panairin e turizmit të mbajtur në Berlin në të cilin po merr pjesë edhe Kosova.

Aty u njoh nga afër me mundësinë që ofron kultura dhe trashëgimia jonë për zhvillimin e turizmit, si urë lidhëse për bashkëpunime të reja.

Në panair, zëvendësministri Hoti vizitoi nga afër edhe stendën e Shqipërisë ku u njoh nga afër me përvojat e Shqipërisë në fushën e turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …