Gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazi, ka folur për situatën e fundit të krijuar në raport me Serbinë dhe situatën e sigurisë në përgjithësi. I pyetur se a ka kapacitete FSK-ja që të përfshihet në mbrojtje të vendit, ai ka thënë se “FSK-ja në rrethana të caktuar duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”. Gjenerali tha se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë. Ilazi më tej është shprehur se FSK-ja ka armë të lehta dhe janë të gatshëm për çdo sfidë, por ka pohuar se për momentin nuk është në mandatin e tyre, çfarë normalisht ka për detyrë një ushtri e mirëfilltët. Gjenerali tha se qëllimi kryesor i Serbisë me veprimet e fundit është destabilizimi i gjendjes në rajon e Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …