Opozita kërkon nga Qeveria e Kosovës angazhim më të madh në shuarjen dhe parandalimin e zjarreve

Mungesa e korumit po ndikon në dështimin e mbajtjes së seancace plenare në Kuvendin e Kosovës

Tri seanca të Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të mbahen gjatë kësaj jave si pasojë e mungesës së kuorumit. Deputetët nuk kanë marrë pjesë as në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për t’u votuar Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në lexim të dytë, ku në sallë në kohën kur duhet të votohej ishin vetëm 31 deputetë, e që si pasojë ka dështuar të miratohet për të dytën herë. Mungesa e kuorumit në proces të votimit është duke e përcjell këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës, e që ka ndikuar që të mbesin pika të papërfunduara qysh nga muaji gusht. Projektligje e rezoluta nga interpelancat e ndryshme të kryeministrit nuk kanë arritur të hidhen fare në votim si mungesë e kuorumit. Derisa nga pozita akuzojnë opozitën për bojkotim të votimit, partitë opozitare deklarojnë se nuk është detyrë e tyre që të sigurojnë kuorumin për koalicionin qeverisës.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …