Mungesa e kuorumit dhe transparenca janë disa nga vërejtët që i japin legjislativit monitoruesit e Kuvendit të Kosovës. Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi adresojnë kritika sa i përket numrit të vogël të projektligjeve të votuara, ndërkaq nga Instituti Demokratik i Kosovës e shohin si produktive. Krahas numrit të projektligjeve, kritika kanë edhe për mungesë të transparencës, pasi aty ende votohet me dorë. Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi punën e Kuvendit nuk e sheh produktive, për shkak të numri të vogël të projektligjeve të votuara. Sipas raportit të cilin e kemi publikuar të premten e kaluar, kemi thënë se aktiviteti legjislativ në Kuvend është përcjellë me mosefikasitet në miratimin e projektligjeve të caktuara. Kemi pasur gjatë vitit 2022, 54 pika të rendit të ditës të cilat janë bartur në vitin 2023, prej tyre janë gati se 18 projektligje të cilat janë bartë, disa në lexim të dytë e disa në lexim të parë”. Mungesa e kuorumit paraqet problemin kryesor të kësaj legjislature, mirëpo paraqet edhe një problem që është trashëguar nga e kaluara. Fatkeqësisht trendi i këtij problemi është në përkeqësim të vazhdueshëm, meqë ky problem në kuptimin numerik ka qenë më pak i shfaqur gjatë vitit 2022, ndërsa gjatë vitit 2023 deri më tani është më i shprehur. Tani siç po e shohim një numër i madh seancash po dështojnë qysh në fillim. Në secilën seancë, votimi dështon për shkak të mungesës së kuorumit, saktëson IDK.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …