Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, zhvilloi takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Mungesa e takimit trepalësh në Bruksel, konsiderohet një dëshmi më shumë për dështimin e procesit nga emisari Lajçak

Mungesa e takimit trepalësh, në Bruksel, në kuadër të dialogut konsiderohet një dëshmi më shumë për dështimin e procesit, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosalv Lajçak. Partitë opozitare, shprehen skeptike se do të ketë diçka konkrete në muajt në vijim drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, derisa Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe emisarit Lajçak po i përfundon mandati. Vetëvendosje kërkojnë nga Bashkimi Evropian të ketë qasje të balancuar në këtë proces. Lidhur me këto zhvillime, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë për KosovaPress se Kosova duhet të tregohet palë konstruktive në dialog, mirëpo assesi duke diskutuar tema të brendshme në Bruksel. Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, deklaron se emisari Lajçak ka bërë përpjekje  për takime në nivel të kryenegociatorëve vetëm për shkak të arsyetimit të punës së tij, pasi  është në përfundim të mandatit. Ajo e akuzoi kryeministrin Kurti se ka bërë koncesione të mëdha në dialog me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …