Mungesë vullneti për formimin e Qeverisë, rriten gjasat për zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas dështimit për të siguruar shumicën e nevojshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar në planin B për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Me vetëm 48 mandate të fituara, VV nuk mund të arrijë pragun e 61 votave të nevojshme për të qeverisur e vetme, edhe me mbështetjen e 11 deputetëve të komuniteteve joshumicë, përfshirë Nenad Rashiqin. Disa deputetë si Adem Hoxha dhe Duda Balje nuk janë shprehur të gatshëm për të mbështetur formimin e qeverisë nga VV, gjë që e vështirëson tej mase krijimin e ekzekutivit. Në këtë situatë, partia është e detyruar të kërkojë partnerë për një koalicion ose të sigurojë mbështetje individuale nga partitë opozitare – gjë që deri tani nuk ka shfaqur vullnet të mjaftueshëm për ta realizuar. Dritëro Arifi, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, e ka cilësuar këtë situatë si mungesë të qartë të vullnetit politik. Vetëvendosje nuk ka treguar gatishmëri për dialog të hapur me opozitën, duke preferuar më shumë qasje dominuese sesa partneritet politik, u shpreh Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …