Shoqëria civile në Kosovën Lindore ka përshëndetur raportin e fundit të Fondit për të drejtën Humanitare në lidhje me gjendjen në tri komunat shqiptare në Serbi. Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se ky reagim dikton nevojën e një ndërhyrje urgjente të faktorëve relevant për të ndërprerë praktikën e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civil. Sipas statistikave të paraqitura në këtë raport, në tri komunat e Kosovës Lindore, MUP-i serb ka shlyer nga regjistri civil rreth 800 banorë shqiptarë, prej të cilëve mbi 70% apo rreth 550 vetëm në Medvegjë, gjë e cila paraqet shkelje të drejtave themelore të njeriut.
