Kryetari i Komisionit shtetëror për shënjimin e kufijve, Murat Meha, ka reaguar lidhur me sulmin që i është bërë atij dhe familjes nga persona ende të panjohur. Ai ka thënë se sulmi ndaj shtëpisë dhe familjes sime është sulm nga dora e zgjatur që po mundohet të rrezikojë gjithçka që është arritur. “Ky është një sulm kundër familjes time, nga ata që po mundohen të rrezikojnë gjithçka madje edhe familjen time, ka thënë Murat Meha, kryesues i Komisionit Qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi.
