Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të djalit të axhës, Liman S. Musliu, një njeri i fortë dhe fisnik që dha gjithçka për vendin dhe njerëzit e tij. Ish-ushtar i UÇK-së, në Brigadën 111 Adem Jashari, dhe pjesëtar i FSK-së, ai ishte gjithmonë i përkushtuar ndaj atdheut dhe familjes. Mbi të gjitha, faleminderit për respektin dhe dashurinë e pakushtëzuar që kishte për mua – për fjalët e ngrohta dhe mbështetjen që nuk munguan asnjëherë. Pusho i qetë në përjetësi. Dhimbja është e madhe, por krenaria për ty na mbanë të fortë.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …