Murat Nikaj ishte lindur në Gllanasellë, në vitin 1905 dhe ka vdekur më një janar të vitit 1969. Ishte i biri i Sheqir Nikajt dhe ishte djali i vetëm i tij. Murati ishte i martuar dhe kishte 11 djem. Edhe djemtë e tij e më vonë edhe nipërit e tij janë burgosur dhe persekutuar nga pushteti komunist-serb. Në vitin 1981 dhe vitet 1990-1998, pasardhësit e Muratit ishin ndër më aktivët në kundërshtimin e Jugosllavisë, për çka edhe kanë qenë në shënjestër dhe burgosur, si elementë të rrezikshëm për pushtetin e asaj kohe. Po ashtu edhe në luftën e fundit nga pasardhësit e tij ka dëshmorë dhe pjesëtarë të UÇK-së. Pas vete ka lënë pasardhës të shumtë. Ishte nga një familje shumë e fuqishme si në aspektin pasuror, po ashtu edhe në aspektin e mosbindjes dhe mos pajtimit me sundimin Jugosllav.
Tërë jetën, ia kushtoi luftës për Lirinë e trojeve te pushtuara shqiptare. Ishte njëri nga pjesëtarët më të përkushtuar të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. I persekutuar, i burgosur dhe i dënuar për herë të parë në vitin 1948, nga “Divizioni i Gjyqit Ushtarak” në Prishtine me 15 vite burg të rëndë dhe punë të detyrueshme, sipas Aktgjykimit me Nr. 61/47, për veprimtari kundër shtetit Jugosllav. Po ashtu është dënuar edhe herën e dytë me Aktgjykimin K.br.137/53, me shenjën P.130/54 me 6 vite burg të rëndë, për veprimtari anti shtetërore ndaj Jugosllavisë. Sheqiri babai i Muratit, është brezi i gjashtë i Nikajve në Gllanasellë. Sheqir Nikaj e kishte djalë Murat Nikaj. Murati kishte njëmbëdhjetë djem.
Në aspektin e nacionalizmit, burrërisë, Familja NIKAJ identifikohet me Murat NIKAJN. Për Krahinën e Drenicës dhe më gjerë emri i Murat Nikaj, ka qenë dhe është sinonim i atdhedashurisë dhe pathyeshmërisë e vendosmërisë së shqiptarëve, për të jetuar të lirë dhe të bashkuar. Murat Nikaj ka gëzuar një autoritet moral të jashtëzakonshëm. Që nga rinia e tij e hershme ishte i angazhuar për Çlirimin Kosovës, nga sundimi Serb. Me fillimin e luftës së dytë botërore, ishin krijuar rrethana të reja për tu çliruar nga Serbia.
Gjatë luftës së Drenicës, ka komanduar një Batalion të Brigadës së Shaban Polluzhës. Gjatë tërheqjes së brigadës së Drenicës nga Podujeva, vendi i parë ku vendosët shtabi i brigadës ishte mu në Kullën e Murat Nikajt në Gllanasellë (Dr Islam Dobra-Lufta e Drenicës, botim i viti 1997). Deri në vdekjen e Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradicës, Murat Nikaj ishte angazhuar në luftë.
Është e ditur botërisht nga të gjithë familjarët dhe drenicasit, se Murat Nikaj kishte treguar trimëri të pa parë në rastin e tërheqjes dhe shpëtimin e djalit të Shaban Palluzhes, Tafës, i cili në luftime të Kolashinit ishte plagosur dhe kishte mbetur nën rrethimin e çetnikëve.
Në ditën kur kanë rënë duke luftuar Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, Murat Nikaj ishte së bashku me të birin Behramin (i cili ishte 16 vjeçar) dhe me Xhemajl Berishën, Zeqir Meh Morinen, Zenel Kozhicen, në vijën e parë të luftimeve, duke e mbrojtur vendqëndrimin në Kullat e Dvoranëve për të mos rënë në dorën e Serbëve, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica të cilët ishin plagosur rëndë gjatë luftimeve.
Murat Nikaj së bashku me Brahim Luten e kanë bartur trupin e Mehmet Gradicës, nga kulla e Dvoranëve e deri në Gllanasellë, vetëm për të mos rënë në duart e serbëve. Me Mehmet Gradicën, Murati e kishte kaluar fëmijërinë dhe rininë. Sheqiri i ati i Muratit ishte bash nip i Mehmet Gradicës.
Murat Nikaj qysh para vdekjes së Shaban Polluzhes ishte i angazhuar në ndërtimin e një lëvizje politike që do të merrte përsipër luftën për çlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipni.
Ishte pjesëmarrës ne Kuvendin e Nëntorit te vitit 1944 për themelimin e Brigadës se Drenicës ne krye te se cilës brigadë u emërua Shaban Polluzha. Se bashku me Bajraktarin e Llaushës, e bëjnë pajtimin e Mehmet Gradicës me Shaban Palluzhen, për të luftuar kundër Serbisë.
Pas vdekjes së këtyre dy komandantëve të Drenicës, Murat Nikaj vazhdoi të angazhohet ne ristrukturimin e rezistencës për mes Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare.
Ishte njëri ata që nuk pajtoheshin me ripushtimin Kosovës nga Serbia. Në bashkëpunim me Hilmi Zariqin, Ymer Berishen, Gjon Sereqin, Ajet Gergurin, Azem Bellaqevcin etj ngritën struktura te organizuara ne kuadër te Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH).
Ishte pjesëmarrësi Kuvendit te LNDSH-se i njohur si Besëlidhja e Madhe dhe njëri nga organizatoret e Kuvendit te fundit te LNDSH-se i njohur si Kongresi i Lipovices. ( faqe 154, paragrafi i fundit dhe faqe 155 dy paragrafet e para, faqe 157 tri prargrafet e fundfaqës dhe faqe 158, gjysme paragrafi i par dhe paragrafi i dytë, në Librin-Vëllimin e Dytë të Botimit LNDSH-ja dhe Sigurimi Shtetëror Serb, e Autorit Hysen Azemi). Po ashtu sipas dëshmive të vet Muratit sa ka qenë gjallë të rrëfyera bijve të tij, e po ashtu sipas dëshmive të Isuf Gllanasellës-Jusuf Mehemtit (Nikaj), Murat Nikaj me dy përcjellës të tij Behram Nikaj dhe Tahir Obranqën kanë përcjellë shumë pjesëmarrës për në Kongresin e Lipovices dhe me të përfunduar kongresi i kanë kthyer të sigurt Hilmi Zariqin me shokë për Gllanasellë-Gradicë dhe Osman Bunjakun te shokët e tij që i kishte lënë në konakun e Murat Nikajt në Gllanasellë, ato ditë sa kishte zgjatur përgatitja dhe mbajtja e kongresit ( faqe 158 paragrafi i tretë, në Librin-Vëllimin e Dytë të Botimit LNDSH-ja dhe Sigurimi Shtetror Serb, e autorti Hysen Azemi).
Ishte kryetari i Komitetit te LNDSH-se te themeluar ne Drenicë, gjegjësisht Komiteti i Çikatoves-Gllanasellës.
Ne vitin 1946 nga familja e Muratit u burgosen te gjithë meshkujt e moshës madhore: Sheqir Nikaj, Ramë Nikaj, Beqir Nikaj, Qerim Nikaj dhe Behram Nikaj. U mbajtën ne burg te Skenderajt deri ne fund te vitit 1947 si pengje ne duart e pushtetit komunist.
Për t’i shpëtuar nga torturat meshkujt e tij, Murat Nikaj në vitin 1947 është detyruar të dorëzohet edhe pse ishte i fundit nga krerët e LNDSH-se dhe të Drenicës që u kap nga UDBA.
Është dorëzuar pra, vetëm pasi që pushtuesit Serb ja burgosi të gjithë meshkujt e moshës mbi 16 vjet, në burgun e Skenderajt ( Serbicës).
Pra në vitin 1946 nga familja e Muratit u burgosën: (Baba i Muratit) Sheqir Nikaj, (axha) Ramë Nikaj, Beqir Nikaj, Qerim Nikaj dhe Behram Murat Nikaj. U mbajtën ne burg te Skenderajt deri ne fund te vitit 1947 si pengje ne duart e pushtetit komunist.
Për ti shpëtuar nga torturat meshkujt e tij, Murat Nikaj u detyrua të dorëzohet edhe pse ishte i fundit nga krerëte LNDSH-se dhe të Drenicës që u burgos dhe u dënua për veprimtarinë e tij, me 15 vite burg nga Divizijski Vojni Sud i Prishtines me Nr. 61/47.
Sipas dëshmisë së të burgosurve te krerëve të LNDSH-se (te marruara nga dokumente autentike te UDB-se, Drejtoria e UDB-se për Kosove te date 04.11.1946) ishte njeriu që më së shumti kishte ndihmuar në aktivitete e NDSH-së në të gjitha aspektet, si në logjistikë si në informim dhe organizime operative.
Nga dëshmitë e shokëve të Murat Nikaj, të treguara në vitin 1971 dhe 1990, të cilët i shpëtuan vdekjes siç ishte Isuf Nikaj, (që në procesverbalin e marrjes në pyetje të Hilmi Zariqit, është shënuar gjithnjë si Jusuf Gllanasella ose Jusuf Memeti) dhe Fazli Hajdari, i cili në procesverbalin e marrjes në pyetje të Hilmi Zariqit, shënohej si Fazli Brahimi, ose Fazli Dobrashevci, Murat Nikaj ishte caktuar nga Ajet Gurguri, Hilmi Zariqi dhe Fazli Dobroshevci në udhëheqjen më të ngushtë të shërbimit informativ të NDSH-së, së bashku me Smajl Dragushën dhe Gjon Sereqin, (HysenAzemi-LNDSH-ja.. viti I botimit 2014, Vëllimii II fq 85 Deklarata e Gjon Sereqit e dhënë para UDB-es në Ferizaj ne vitin 1947). Shërbimit Informativ i LNDSH-së kishte për detyrë që ta furnizonte me informata Ajet Gurgurin dhe udhëheqjen e ngushtë të organizatës (LNDSH), të ndara në zona.
Informatat mblidheshin nga rrjeti i krijuar në teren, si dhe nga shtypi i kohës. ( Vlen të theksohet se Isuf Nikaj, ishte bashkëveprimtar dhe kusheri i Muratit i cili vdiq në vitin 2003, e i cili është incizuar në audio dhe rrëfen se Murati ka qenë njeri ma i besuar i Hilmi Zariqit, Ajet Gurgurit dhe Azem Bellaqefcit. Sipas dëshmisë së Isuf Nikajt, Muratin e ka kursyer shumë Azem Bellaqefci dhe nuk ka pranuar qe ta dekonspirojë përkundër torturave. Me qëllim që Murati të mos bjerë në sy të UDB-es dhe ta vazhdojë veprimtarinë kundër pushtuesit.) Po ashtu sipas dëshmive të bijve të Muratit dhe Isuf Gllanaselles (Nikaj), Murat Nikaj ka vepruar edhe në pjesën e Tetoves dhe Shkupit duke shfrytëzuar lidhjet e gjakut me kushërinjtë e Kaçanikut. Ka vepruar në bashkëpunim me Danushin e Bajram Nikes, ku për një kohë është strehuar kur ka qenë duke u kërkuar nga OZNA.
Pas disa vitesh burg u lirua nga një amnisti e kohës, por menjëherë pas daljes nga burgu Murat NIKAJ, përsëri bëri organizimin e një grupi kryengritës i cili për fat te keq u zbulua nga UDB-a Jugosllave dhe me 19.02 të vitit 1953, sipas Aktgjykimit K.br.137/53, P.130/54 të Gjykatës së Pejës, u dënua serish me 6 vite burg për veprimtarinë e tij anti Jugosllave.
Gjatë viteve 1962 dhe 1963, Murat Nikaj ka qenë frymëzim për Fazli Grajqevcin, Rrustem Morinen e shumë të rinj intelektual e patriotë të asaj kohe. Kulla e tij ishte vend ku bisedohej e kultivohej fryma liridashëse. Të gjithë mësuesit e Shkollës Fillore në Dobrashevc ishin mysafirë të shpeshtë të Muratit, prej nga frymëzoheshin nga veprimtaria dhe qëndrueshmëria e atij nacionalisti të përbetuar të shqiptarisë.
Pas mbajtjes së dënimit nga gjykimi i herës së dytë, në vitin 1963 sërish burgoset dhe mbanë burg prej tri viteve, me arsyetimin se po bënë agjitacion kundër rendit komunist të asaj kohe.
Në vitin 1966 lirohet nga burgu.
Në vitin 1978, me rastin e çmontimit të një hambari të shtëpisë së Murat Nikajt, të bijtë e tij dhe nipat e tij kishin gjetur dokumente autentike që përshkruanin strukturën organizative dhe numrin e pjesëtarëve të LNDSH-së, si dhe agjentët e shërbimit informativ të LNDSH-së, si dhe të besuarit e pushtetit komunist të vendosur nga Serbia pushtuese. Gjatë bastisje së shtëpisë së Aziz Nikajt me 02.09.1981, punëtorët e Sigurimit Shtetëror të Serbisë për Kosovë, i konfiskojnë ato dokumente dhe nuk i kthejnë më, e për ato dokumente janë maltretuar dy javë rresht tre djem të Muratit dhe nipi i tij.
Deri në vitin 1990 pushteti Jugosllav nuk ka lejuar që të rregullohet as varri i tij, sepse cilësohej nga pushtuesit si armik i shtetit dhe nuk lejonin asnjë shënim që te ketë varri i tij. Pas rënies se sistemit një partiak ne vitin 1990 ne mënyrë krejt te heshtur pasardhësit e tij ia vuan dy gurë pranë varrit te tij.
Murat NIKAJ tërë jetën dhe tërë pasurinë ia kushtoi luftës për lirinë e trojeve te pushtuara.
Nga pasojat që kishte përjetuar gjatë torturimit në hetuesi, ai vdiq me 01 Janar te vitit 1969.
Murat Nikaj ka pasur 11 djem dhe ka lënë shumë nipër e mbesa.
As një nga pasardhësit e Murat Nikajt, në kohën e Jugosllavisë nuk kane pasur te drejte të punojnë në administratën shtetit. Edhe djemtë e nipat i kanë vuajtur pasojat e veprimtarisë së Murat Nikajt.
Në LNDSH, ishte i inkuadruar edhe kushëriri i tij Isuf Nikaj, i cili gjatë tërë kohës sa ishte në mal kishte qëndruar me Fazli Hajdarin-Dobrashevcin, kjo dëshmohet në deklarata të dhëna nga Hilmi Zariqi në hetuesi para UDB-ës shënohej-identifikohej, si Jusuf Gllanasella e herë si Jusuf Mehmeti. Ai i ishte dorëzuar pushtetit komunist pak kohë para Murat Nikaj, në fillim të viti 1947.
Sipas dëshmive të Osman Gurgurit nga Godanci dhe të Azemine Lahollit-Kiqina, gjatë qëndrimit në ilegalitet-në mal, furnizimin me ushqim dhe rroba e ka bërë Rifat Murat Nikaj dhe Azemine Laholli, nana e Brahim Lute nga Gllanasella.
Murat Nikaj, vdiq me Një Janar te vitit 1969.
(ADRIAN NIKAJ, Prishtinë 2018)