Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim për mes një shkrimi ka thënë se çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën që do ta bënin shqiptarët në Kosovën Lindore do të ishte afër 100% pro bashkimit me Kosovë. “Për një gjë jam i sigurtë, rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit. Përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik”, ka shkruar ai.
