Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se është papërgjegjësi e plotë ndaj qytetarëve të Kosovës e dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së nëse e fusin vendin në krizë të formimit të institucioneve dhe rrjedhimisht na dërgojnë në zgjedhje të reja. Ai ka shkruar se papërgjegjësia është e jashtëzakonshme kur të kemi parasysh se për më shumë se një muaj këto dy parti deklaronin se kanë vendosur standard të ri duke negociuar për programin dhe duke u pajtuar 100% për të, ndërsa kanë ngecur në ndarjen përgjegjësive institucionale. Ai thotë se këto dy parti janë të trimëruara të veprojnë kështu ndaj njëra-tjetrës edhe për shkak të vijave të kuqe ndaj partive të tjera, por edhe nga fakti se janë të bindura se në zgjedhjet e ardhshme opozita/pozita aktuale (PDK, AAK dhe Nisma), që logjikisht do të duhej të fitonte në këtë situatë, për shkak të komprometimit në opinion në raport me qeverisjen në të kaluarën, llogarisin se do të zbehej edhe më.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …