Murati

Murati: Marrëveshja për Demarkacion të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar

Lëvizja për Bashkim e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, vazhdon t’i shprehë mos-pajtimet e saj në lidhje me disa çështje të ndjeshme siç janë Asociacioni dhe demarkacioni. Kryetari i këtij subjekti i cili është njëherazi edhe ministër i Diasporës, Valon Murati ka thënë se marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi duhet të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar për shkak të mungesës së transparencës. Ai ka shtruar edhe nevojën e e një platforme të re të bisedimeve me Serbinë, të bazuara në reciprocitet, ku do të përfshihej edhe pozita e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kontrolloni gjithashtu

PDK, LDK, dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës të enjten, më 15 prill 2025, ka nxitur …