Mungesa e ‘kartonit të gjelbër’ vazhdon të dëmtojë diasporën por edhe ekonominë e Kosovës. Këtë shqetësim e ngriti ministri i Diasporës, Valon Murati gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Sipas tij, mos-anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove e rrjedhimisht aplikimi i tarifës së sigurimit kufitar po vazhdon të godas diasporën, ekonominë e vendit por edhe qytetarët e Kosovës, e kjo, sidomos do të jetë e shprehur pas liberalizimit të vizave. Ministri Murati kërkoi që në mbledhjen e radhës Byroja Kosovare e Sigurimeve të vijë me propozime për rrugët që duhet të ndiqen për eliminimin e kësaj tarife.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …