Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të vendit, për të cilën së fundi është debatuar shumë mes pozitës dhe opozitës. Në një shkrim në rrejrtin social, Murati ka shkruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese se dy herët e para të votimit duhet të jenë prezentë 80 deputetë (pra 2/3 e deputetëve) aq sa duhen për ta zgjedhur kryetarin e Kosovës e bën këtë një mision shumë të vështirë për Kuvendin tonë që për asgjë nuk krijon konsensus. Sipas tij, për shkak të zgjedhjes së kryetarit, partitë politike vazhdojnë të shantazhojnë njëra tjetrën e realisht e shantazhojnë Kosovën dhe funksionalitetin e shtetit tonë.
