leoni

Murati

Murati: Presioni ndërkombëtar për çështjen e Asociacionit është pasojë e refuzimit të idesë për ri përcaktimin e kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se presioni ndërkombëtar për çështjen e Asociacionit është pasojë e refuzimit të idesë për ri përcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë intervistës së dhënë për Ekonomia Online, ai ka tërhequr vërejtjen se tensionet që ndodhën në veri të vendit, e kanë larguar vëmendjen që në dialog të ketë marrëveshje finale. Ai ka theksuar më tutje se rreziku që i kanoset Kosovës, është që dialogu të kthehet në teknik, dhe ka përkujtuar se shpesh herë çështjet e brendshme të Kosovës janë diskutuar në Bruksel. “Kosova ka bërë gabim të jashtëzakonshëm sepse është futur në dialog me Serbinë jo vetëm për çështje teknike por çështje që kryesisht i takojnë Kosovës, dhe normalisht që futesh në një situatë kur do të diskutosh me Serbinë për çështje tuaja të brendshme edhe jo për ta zgjidhur problemin që është ndërmjet dyja vendeve, atëherë ti do të duhej vazhdimisht të lëshosh pe dhe të bësh kompromise” ka deklaruar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati. Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte ri përcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ri përcaktimi i kufijve e trajton drejtë problemin e shqiptarëve në Luginë e të cilët kanë qenë pjesë e të gjitha proceseve të Pavarësisë e Lirisë së Kosovës, pra bëhemi pak më të drejtë si Kosovë, por është edhe në interes të Kosovës. Kosova assesi nuk duhet ta pranojë Asociacionin sepse është barrë e rëndë për të dhe është bosnjëzim i saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …