Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka shkruar se të gjithë duhet t’i gëzohemi suksesit të qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë, sigurisht kur zgjidhjet janë të drejta si kjo për pranimin e letërnjoftimeve të Kosovës nga ana e Serbisë dhe anasjelltas por prej fillimit e kam konsideruar se është rrugë krejtësisht e gabuar marrja me tema të vogla. Prandaj kam insistuar në angazhim për zgjidhje përfundimtare. Pra për angazhimi që reciprociteti të jetë në qendër e jo njohja nga Serbia. “Parimi i reciprocitetit në mes të Kosovës Lindore dhe veriut të Kosovës në fund do të dërgonte domosdo në ripërcaktimin e kufijve si zgjidhja më e mirë e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe këtë variant, duke qenë se jo vetëm e ka kundërshtuar publikisht, por edhe nuk e trajton si zgjidhje populiste, kryeministri nuk do ta shtyjë përpara, duke lëshuar një mundësi të artë që me legjitimitetin dhe forcën politike që ka t’ia heq Kosovës një barrë të rëndë nga shpina në njërën anë dhe ta zgjidh edhe problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore në anën tjetër”, ka shkruar mes tjerash, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …