Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se problemi shqiptaro-serb është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Ai ka shtuar më tutje se gjetja e një zgjidhje përmes dialogut Kosovë-Serbi do të prodhonte stabilitet në Ballkan, andaj kjo çështje ka një interes të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimin Evropian. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka shtuar më tutje Bashkimi Evropian promovon bashkëpunimin, idenë e lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave, kapitalit, shërbime e tjera, por nuk mendoj që në këtë moment ai do të kushtëzoj diçka Kosovën, për sa i përket sidomos çështjes së “Open Ballkan”. Kjo është një çështje që Kosova duhet ta mendojë mirë dhe duhet ta trajtojë me seriozitet dhe jo kështu siç është sjellë, vetëm ka refuzuar bllanko, por të mendoj se a ia vlen apo jo, pra të ketë një debat shoqëror edhe ne nivelin politik më racional.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …