Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se zgjidhja më e mirë për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për komunitetin serb që jeton në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, është reciprociteti i përbashkët për të drejtat e tyre, që çon deri tek ridefinimi i kufijve me vullnetin e dy popujve, mirëpo pa përfshirë këtu Mitrovicën. Ai ka përkujtuar se Lëvizja për Bashkim ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet vendore kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Kërkesa jonë fillimisht ka qenë që ne të ndërtojmë një platformë konsensuale dhe të kërkojmë të drejta të barabarta për shqiptarët në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me ato që u jepen serbëve në veriun e Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Sigurisht që zbatimi me konsekuencë i këtij reciprociteti çon në një të ardhme edhe në ridefinimin e kufijve me Serbinë, si varianti më i mirë i zgjidhjes së problemit shqiptaro-serb. Çdo herë jo duke u nisur nga territori dhe pasuritë natyrore, por duke u nisur nga vullneti i njerëzve atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën, të kenë të drejtë të pyeten se a dëshirojnë të bashkohen me Kosovën dhe e njëjta gjë të vlej për serbët.
Kontrolloni gjithashtu
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe, në veri
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele …