Një zyrtar i lartë i Turqisë ka deklaruar për Agjencisë Reuters se Muri ndarës prej 900 kilometrash përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, do të përfundojë në fund të muajit shkurt. Ankaraja zyrtare, një kohë të gjatë ka qenë në presion nga aleatët e NATO-s që të sigurojë kufirin për shkak se përgjatë kufirit në pjesën e Sirisë, zonat kontrollohen nga Shteti Islamik. Ndërtimi i murit do të përfundojë për pesë muaj, ka thënë një zyrtar për Reuters. Turqia muajin e kaluar ka ndërmarrë një operacion ushtarak, së bashku me kryengritësit sirianë, me qëllim që të pastrojë kufirin nga militantët e Shtetit Islamik por dhe të ndalojë avancimin e milicisë së kurdëve të Sirisë, e cila është e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe Ankaraja e konsideron organizatë terroriste.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …