Musa Dervishaj: Ti ministër, Armend Meha çka lype në Kostërc, pa Sami Lushtakun, Jetullah Gecin, Avni Ibrahimin, Xhevahir Gecin, Musa Dervishajn, Sanije Rexhajn e shumë të tjerë

Musa Dervishaj: Ti ministër, Armend Meha çka lype në Kostërc, pa Sami Lushtakun, Jetullah Gecin, Avni Ibrahimin, Xhevahir Gecin, Musa Dervishajn, Sanije Rexhajn e shumë të tjerë

Ish shefi i personelit të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës, Musa Dervishaj, Komandant vendor i UÇK-së për fshatin Kostërc, gjatë luftës,  ka reaguar lidhur me vizitën e ministrit të Mbrojtës, Armend Meha me 6 mars 2022 në fshatin e tij, në një të ashtuquajtur “shtab” dhe në përvjetorin gjoja të krijimit të “pikës” së Kostërcit me 6 mars 1998. Dervishaj ka theksuar se më këtë datë nuk ka pasur pikë as tog të formuar të këtij fshati. Madje si ka shkruar se jo larg këtij ‘shtabi” politika anti-UÇK e LDK-së e hequr qafesh  komandantin Abedin Rexha “SANDOKANI”.

“Ti Ministër, ti që je edhe në krye të forcave të armatosura. TMERR! Rrenat e Bashkim Spahiut janë të bazuara në dëshirën që babën e tij ta bëjë dëshmor ndërsa shtëpinë, shtab të UÇK-së, kjo edhe mund të kapërdihet, jemi mësuar me të tilla gjëra, nuk është ai  i pari as i fundit!

 Ti çka lype në Kostërc?

Pse nuk ishin me ty Sami Lushtaku, Jetullah Geci, Avni Ibrahimi, Xhevahir Geci, Musa Dervishaj, Sanije Rexhaj e shumë të tjerë?

Pse nuk ishte me ty shoqata, por erdh i vetëm si “qyqe e rremit, me qykë t’zorit”,  Emin Lati, një trashëgimtar i lodhët i një familje me nam! A e di që me 6 mars të vitit 1998, nuk kishte as tog e as “pikë” të UÇK-së në fshatin tim, në Kostërc!

A e di o injorant, se po të kishte tog në Kostërc me 6 mars 1998, të paktën një pjesëtar i atij togu, do të duhej të vdiste të nesërmen me 7 mars në Prekaz!

A e din ti o Ministër i “qylit”, që më 6 mars 2022, në Kostërc nuk ke vizituar një ish shtab të UÇK-së, e as nuk ke zbuluar një lapidar dëshmori, thjeshtë ke takuar për kokërr të qefit, çiftat e tu!

A e din ti që, pikërisht ishin disa pjesëtar nga ajo togë e dytë e formuar diku kah fundi i majit 1998, të cilëve ua pau sherrin Abedin Rexha “SANDOKANI”?

A të tregoi Anton Çuni që jo fort larg atij “shtabi” politika anti-UÇK e LDK-së e hoqi qafesh “SANDOKANIN”?

 Në Kostërc, nuk të kanë nderuar por të kanë nënçmuar, përbuzur e poshtëruar, saktë, po aq sa e ke merituar, më pak ndoshta!

( Musa Dervishaj, Ish shef i personelit të Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …