Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ishte për vizitë në tubimin elektoral në Mushnikovë, nga ku kërkoi përkrahjen dhe besimin e banorëve të këtij fshati i cili ka dhënë shumë për Prizrenin dhe më gjerë. Para të pranishmëve, Totaj, shpalosi platformën qeverisëse të Forcës së Ndryshimit për Prizrenin, platformë kjo e cila ka 17 prioritete dhe 55 zotime, me theks të veqantë në subvencionimin e Bujqësisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale. Kandidati Totaj u zotua se Prizreni, gjatë mandatit të tij qeverisës, do të jetë njëri ndër top qytetet turistike të Europës, e trajtim të posaçëm do të ketë turizmi malor. Të pranishmit garantuan se vota e tyre do të shkojë vetëm për numrin 94 dhe PDK-në, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe se Shaqir Totaj është njeriu që i duhet komunës të Prizrenit dhe veçanërisht Zhupës, për të vazhduar me investime dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …