Musli Gucati: Vizita e ministres, Haxhiu, në Hagë mund të jetë e mirë, por nuk mund t’i harrojnë fyerjet e ofendimet e saj ndaj UÇK-së

Musli Gucati: Vizita e ministres, Haxhiu, në Hagë mund të jetë e mirë, por nuk mund t’i harrojnë fyerjet e ofendimet e saj ndaj UÇK-së

Musli Gucati, djali i kryetarit të OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për vizitën e sotme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka thënë se vizita e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Hagë mund të jetë diçka e mirë, por që prapë nuk mund “t’i harrojnë asnjëherë fyerjet dhe ofendimet ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së”. “Ndoshta si institucion dhe Ministre e Drejtësisë, vizita e saj mund të jetë diçka e mirë dhe mund të jetë diçka produktive por mbetet për tu parë. Por, prapë se prapë  nuk mundemi me i harruar asnjëherë ato fyerjet  edhe ofendimet që i kanë bë ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së”, ka thënë Gucati për “lajmi.net

”. Po ashtu, Gucati ka thënë se zonja  Haxhiu është dashur të mendohet pak më herët për një temë të tillë, duke shtuar se kur të akuzuarit e tanishëm ishin në liri, sipas tij, nga kampi i Haxhiut kanë ardhur akuza dhe fyerje të pabaza. “Sa i përket vizitës së znj.Haxhiu unë mendoj së është dashur t i ketë menduar pak më herët këto gjëra, sepse kur kanë qenë ata në liri, të gjithë e dinë për akuzat e pabaza, për fyerjet që i kanë bërë çdo herë disa pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj këtyre që po akuzohen në Hagë padrejtësisht”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …