leoni

Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Musliu: Beogradi po e injoron Kosovën lindore ndërsa Prishtina dhe Tirana zyrtare e kanë harruar

Kryetari i Kuvendit të Bujanovcit, Jonuz Musliu ka drejtuar kritika ndaj Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Ai ka theksuar se Beogradi po e injoron Kosovën lindore ndërsa Prishtina dhe Tirana zyrtare e kanë harruar. Ai ka drejtuar kritika dhe pyetje të shumta në adresë të kryeministrit, Isa Mustafa. Pse nuk po investoni ju në Kosovën lindore sikur që po investon Serbia në pjesën veriore të Kosovës. Interesimi i Prishtinës zyrtare i inkurajon shqiptarët e Kosovës lindore, që ta bëjnë një jetë më ndryshe sepse do ta ndjejnë se dikush po interesohet për jetën e tyre, për hallet dhe brengat e tyre. Ne mund t’i kuptojmë disa liderë të Kosovës se pse nuk mund të vizitojnë Kosovën Lindore por nuk e kuptojmë kryeministrin Isa Mustafa. Çfarë rreziku ka për atë të vizitoj Preshevën, Mendvegjën dhe Bujanovcin kur takohet dhe drekon çdo muaj me  Vuqiqin ose me Daqinqin në Bruksel?!, ka pyetur i irrituar ish-drejtori  politik i SHP të UÇPMB-së, Jonuz Musliu. Ai ka shtuar më tutje se Serbia investonin anekënd territorit të saj por jo edhe në Kosovën lindore sepse dëshiron të mos ketë perspektivë për shqiptarët në këtë rajon dhe kësaj politike po i kontribuon edhe Kosova duke mos investuar në këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …