Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Musliu: Kemi propozuar Projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve, pasi Policia e Kosovës është më vjetra në rajon

Kryetarja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, në një konferencë për media ka dhënë detaje se çka kanë biseduar me Inspektorin e AKI-së, Kujtim Shala. Ajo ka sqaruar se janë marrë vesh që Shala, të ftohet edhe në fillim të muajit korrik në raportin pas përfundimit të raporteve të auditimit. Sipas saj, për veriun kanë paralajmëruar destabilizim të situatës qysh më herët, duke shtuar se e kanë kryer punën si Komision duke mos komentuar reagimin e Qeverisë. Musliu ka më tej ka folur edhe për kidnapimin e tre policëve në veri si dhe gjendjen jo të mirë të mirë të zyrtarëve policorë në përgjithësi. Ajo ka thënë se ka propozuar Projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve, duke marrë për bazë që Policia e Kosovës është më vjetra në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …