Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kërkuar nga kryeministri, Isa Mustafa që ta shkarkoj zëvendës kryeministrin, Branimir Stojanoviq. Deputetja, Ganimete Musliu ia ka përkujtuar kryeministrit Mustafa se zëvendësi i tij, Branomir Stojanoviq paguhet nga taksapaguesit e Kosovës dhe nuk guxon të punojë në dëm të interesave të shtetit të tyre. KRYEMINISTER REFLEKTO! Ky zëvendës kryeministër paguhet nga taksapaguesit e Kosovës dhe nuk guxon te punoj ne dëme te interesave dhe shtetit te tyre. Kryeministër shkarko zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq! Sjellja inferiore ndaj keti veprimi është sjellje inferiore ndaj Kosovës. Kosovës nuk i duhen përfaqesues qe sillen me inferioritet kur përdhosen vlerat e saj. #shkarko #zëvendës kryeministrin #BranimirStojanoviq” (sic.), ka shkruar në mes tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Izraeli miraton ligjin që i ndalon aktivitetin, në Gaza, agjencisë së OKB-së UNRWA, e cila ndihmon refugjatët palestinezë
Me miratimin e një ligji që i ndalon aktivitetin në Gaza agjencisë së OKB-së UNRWA, …