Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka vlerësuar lart këtë subjekt politik për të cilin ka thënë se duhet të kthehet sa më parë në pushtet dhe ta qeverisë Kosovën. Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është sakrifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë. Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skenderajt. Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajten të papërkulur me mijëra vjet. Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore: ka thënë deputetja, Ganimete Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …