Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër pas skandalit të Bashkimit Europian, ku në zyrën e tyre, është vendosur libri ku shkruante “Kosovo Metohija”. Në një shkrim të saj në rrjete sociale, Musliu-Shoshi, ka thënë se “libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij gjatë një takimi të sotëm me Presidentin serb Vuçiq është fyerje për shtetësinë e Kosovës. “Bashkimi Evropian po kërkon nga Kosova që të ulet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë dhe të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të. Kurse janë vet këta zyrtarë që promovojnë pamje të cilat aspak nuk janë diplomatike e sidomos nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi. Libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij gjatë një takimi me Presidentin serb Vuçiq është fyerje për shtetësinë e Kosovës. Çdo zyrtar i BE-së duhet ta dijë se vetëm një emër e ka shteti ynë, KOSOVA. E ka në Kushtetutë, nuk mund t’ia ndërrojë askush dhe e mban për krenari”, ka shkruar deputetja Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …