Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Musliu: Shqipëria e Kosova të jenë këmbëngulëse për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc

Duke folur për gjendjen e popullit shqiptar në Kosovën Lindore, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë këmbëngulëse për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. Ne kemi krijuar kuvendin e përbashkët e komunave shqiptare në Luginë por shtetet shqiptare duhet të jenë më këmbëngulëse për të drejtat e shqiptarëve në këto anë. Ne e kemi shpallë se në kuadër të komunave e kemi kuvendin e përbashkët dhe kemi shpallur bashkimin e komunave shqiptare atje si reciprocitet. Duhet të jetë edhe Shqipëria edhe Kosova më këmbëngulëse në raport me Serbinë. Duhet treguar edhe dhëmbët Beogradit, nuk është Serbia demokratike, është cituar të ketë thënë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …