Musmurati: Lista serbe ka paraqitur dhe paraqet kushte

Pavarësisht se kryekuvendari  Veseli, dhe kryeministri Mustafa, kanë mohuar se Lista Serbe u ka vënë kushte për votimin e demarkacionit, ndryshe e komenton këtë njoftim Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati. Ai ka bërë të ditur se Lista Srpska në fakt ka vënë kushte për ta votuar demarkacionin. “Kësaj here dështoi votimi në Kuvend, për shkakun që, sipas të dhënave që kam, Lista Serbe ka bërë disa kërkesa tjera që s’i ka pasur përpara për të marrë pjesë në seancë”, ka thënë Musmurati për transmetuesin publik. “Krejt ato kushte që i ka qitur Lista Serbe, disa më duket janë publikuar, janë kushte që megjithatë nuk mund t’i qesë, sepse ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën tonë”, është shprehur Musmurati për RTK. Në partinë tjetër të koalicionit qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk e pranojnë se ka kushte të vëna nga Lista Serbe. Por në anën tjetër ritheksojnë se nuk do të pranohet asnjë kusht nga askush në këmbim të votës për demarkacionin, ka saktësuar, Basri Musmurati.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …