Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. Rreth 850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro. Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të gjashtë kontratave të para, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se bujqësia po e merr vëmendjen e plotë gjatë qeverisjes së tij. Kurse ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa iu premtoi mbështetje bujqve, derisa tha se në këtë periudhë të pandemisë kanë dyfishuar subvencionet karshi tyre. Krahas kësaj, ministri Mustafa tha në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mbështetja karshi bujqësisë do të jetë më e madhe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …