Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një shkrim publikuar në rrjetin social ka vlerësuar përkrahjen e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për votimin e amendamenteve të propozuara në Kuvend dhe për aprovimin e ndryshimeve të buxhetit. Mustafa ka shtuar se aprovimi i ndryshimeve të buxhetit do të hapë mundësi për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe se përmes tij do të luftohet pandemia që ka shkaktuar koronavirusi. Ndër të tjera, i pari i LDK-së ka vlerësuar përkushtimin e deputetëve të pozitës, sidomos të PDK-së, që në këto rrethana kapërcyen interesat politike-partiake dhe votuan amendamentet e propozuara për ndryshimin e buxhetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …