Mustafa: Askush nuk mund ta zbehë kremten e 17 shkurtit

Kryeministri, Isa Mustafa, pak ditë para shënimit të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se askush nuk mund t’i zbehë festimet me 17 shkurt. Përmes një postimi të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova ende nuk është bërë ajo që qytetarët kanë ëndërruar, por sipas tij, ne duhet të mbledhim energjitë pozitive për ta kthyer Kosovën në rrugën e stabilitetit. “Askush, as vendimet arbitrare për t’ua kufizuar qytetarëve të drejtën për ta shijuar festën më domethënëse të historisë së Kosovës, nuk mund ta zbehë kremten tonë të përbashkët, 17 shkurtin. Me durim e pjekuri, do ta kalojmë çdo sfidë. Me refuzim estetik do ta ndalim çdo tendencë ndaj Kosovës, mike të përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë në Evropë dhe në tërë botën”, thuhet veç të tjerash në postimin e kryeministrit, Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove …