Mustafa: Bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën është zgjidhja më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë - Beograd

Mustafa: Bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën e ka legjitimitetin e referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve dhe ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se bashkimi i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës është “zgjidhja më e mirë” për normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka theksuar se kjo me siguri do të jetë një nga propozimet që do të jetë në rend të ditës në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për deklaratën të cilën liderët shqiptarë nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja kanë dhënë “aprovimin zyrtar për kryetarin, kryeministrin dhe ekipin negociator të Kosovës që të drejtat e tyre të jenë të përfaqësuara gjatë negociatave me Beogradin në Bruksel”, ai ka thënë se përfaqësuesit politikë shqiptarë nga këto komuna kanë diskutuar një muaj e gjysmë më parë edhe me liderë politikë në Shqipëri. Shqiptarët nga kjo trevë “kanë pritur tash e 20 vjet që të zgjidhen të drejtat e tyre themelore, gjë e cila nuk ka ndodhur”, Mustafa ka thënë se kërkesa e Kosovës Lindore për t’u bashkuar me Kosovën “ka legjitimitetin e një referendumi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të mbajtur më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, dhe në të cilën shqiptarët votuan në favor të bashkimit me Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …