Kryeministri, Isa Mustafa ka shkruar se asnjë qytetar i Rugovës nuk ka dëshmuar se një metër katror tokë e tij, e cila është administruar deri tani në Kosovë, ka kaluar në Mal të Zi. Qytetarët tanë dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend duhet ta dinë qartë se demarkacioni është një obligim yni para bashkësisë ndërkombëtare, obligim edhe për liberalizim të vizave”, ka thënë kryeministri Mustafa. Kosova duhet ta bëjë shënimin e kufirit me Malin e Zi. Kundërshtarët e demarkacionit, të cilët herë thonë se Kosova i humbi 12,000 e herë 8,000 hektarë duhet të tregojnë se kush ishte zotëruesi i këtyre hektarëve të humbur. Nëse nuk është zvogëluar Komuna e Pejës, dhe zyrtarët e kësaj komune thonë se ajo nuk është zvogëluar por i ka rreth 602.8 km katrorë, atëherë ku u gjetën këta hektarë të humbur. Kosova nuk ka edhe një komunë ndërmjet Pejës dhe kufirit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …