Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se është duke biseduar me partnerët e koalicionit qeverisës dhe në momentin që sigurohen se janë bërë gati votat, do ta procedojnë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi. Kryeministri theksoi se edhe në Bruksel i është bërë e qartë se ka mbetur vetëm ky kriter pa u plotësuar në mënyrë që të ndodh liberalizimi i vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Ne po bisedojmë me partnerë të koalicionit jo vetëm me PDK-në por edhe me subjektet tjera, duhet të takohemi edhe me Listën Serbe dhe të shohim se si janë gjasat të prezencës së tyre në Kuvend dhe të votimit. Do të thotë ne do të procedojmë në Kuvend në momentin që e kemi të sigurt që do ta kapërcejmë sepse natyrisht që nuk ka asnjë arsye që të shkojmë në Kuvend dhe të përsërisim të njëjtën. Për ne është me rëndësi të madhe ta ratifikohet dhe të bëhet liberalizimi për qytetarët”, tha Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …