Kryeministri, Isa Mustafa dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mbetur të vetëm në këmbënguljen e tyre për miratimin me çdo kusht të versionit aktual të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Partneri qeveritar, PDK, ka ndryshuar qëndrimet e saj karshi kësaj marrëveshje kontroverse pasi që zyrtarët e saj shprehen të rezervuar, madje edhe e pranojnë që ajo e dëmton Kosovën territorialisht. Deputetët e PDK-së, ndonëse favorizojnë miratimin e Marrëveshjes, ata po kërkojnë rishikimin e saj dhe mundësisht dërgimin e kësaj çështje në arbitrazh ndërkombëtar. Për këtë arsye, kryekuvendari Kadri Veseli ka ftuar me 3 gusht një debat gjithëpërfshirës, në të cilin do të përballen kundërshtuesit e demarkacionit me Komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …