Në forumin për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtimin, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të ndërtojnë një të ardhme nëse nuk merren dhe nuk e qartësojnë të kaluarën historike. “Krimet e luftës s’do të harrohen dhe natyrisht se do të merremi me to. Duke u ballafaquar guximshëm me të kaluarën tonë ne fitojmë besimin dhe forcojmë shpresën e qytetarëve tanë për të ndërtuar të ardhme të sigurt. E kaluara nuk mund të na pengojë në ndërtimin e së ardhmes, nëse ndjekim dhe ndëshkojmë ata që kanë bërë krime”, ka deklaruar Mustafa. Ai ka shtuar se e ardhmja e dy vendeve pavarësisht asaj që ka ndodhur në të kaluarën, nuk duhet të mbetet peng i historisë. Duhet të merremi me të kaluarën por pa frikë se e dëmtojmë të sotmen. Këtë mund ta tejkalojmë vetëm duke zbardhur fatin e të pagjeturve, zbardhjen e vrasjeve dhe dhunimeve që kanë ndodhur gjatë luftës, është shprehur kryeministri Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …