Mustafa

Mustafa e quan lajm të mirë njohjen nga Surinami

Pas njohjes nga Surinami, kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për Kosovën. Sipas tij, ky lajm vjen pikërisht në 6-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit, shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. “Ky vendim i dha një mbështetje të fuqishme shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe konfirmoi legjitimitetin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Mustafa në llogarinë e tij në Facebook. Ai ka ftuar, me këtë rast, të gjitha subjektet politike që t’i lënë anash agjendat partiake dhe të jenë pjesë e proceseve për forcimin e sovranitetit të shtetit, liberalizimit të vizave si dhe themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …