Mustafa e Thaçi ankohen për mos-liberalizimin e vizave

Kabineti qeveritar i Isa Mustafës,
në mbledhjen e rregullt, ka folur në lidhje me paralajmërimet e Kosova nuk do të
marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Kryeministri, Isa
Mustafa u shpreh se nuk ka arsye që BE të mos jap  rekomandimin pozitiv për liberalizim të
vizave, pasi që janë përmbushur kushtet. “Ne nuk shohim arsye që BE të mos
dëshiroj të drejta të barabarta për qytetarët e Kosovës si me qytetarët e
vendeve të tjera”, deklaroi kreu i Qeverisë, Isa Mustafa. Ndërkaq, zëvendëskryeministri
dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi tha se “qytetarët e Kosovës, politikanët
dhe mediat, me të drejtë mund të dalin dhe të protestojnë para zyrës së
Bashkimit Evropianë në Prishtinë, pasi që në rast të një vendimi të tillë, ne
jo vetëm që jemi të zhgënjyer por edhe të fyer”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …