Mustafa e Thaçi udhëtojnë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri,
Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kanë udhëtuar në
Bruksel. Gjatë qëndrimit zyrtar, delegacioni i Kosovës do të zhvillojë takime
me kryetarin e Komisionit
Evropian, Martin Schulz,
komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë,
Federica Mogherini, komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos, eurodeputetët
Ulrike Lunaçek, Elmar Brok e Tonino Picula, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të
BE-së e përfaqësues të bizneseve. Në këto takime, kryeministri Isa Mustafa
do të kërkojë përkrahjen e mekanizmave të BE-së për Kosovën në proceset
integruese, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe përkrahje më
të madhe të BE-së për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Kosovës. 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …