Kryeministri, Isa Mustafa ka bërë me dije se në Samitin e Liderëve në Paris, ka zhvilluar disa takime, gjatë të cilave është arritur edhe Marrëveshja që Franca t’i jap 66 milionë euro kredi për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës. Sipas tij, në këtë samit u nxorën disa konkluzione të rëndësishme për Kosovën dhe gjithë rajonin. “Në Paris u nënshkrua marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës”, ka bërë të ditur kryeministri, Mustafa.
