leoni

Ragmi Mustafa: Po ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura që të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve

Mustafa: Grafitet shqiptarofobe janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe tregues të klimës kundër shqiptarëve në veçanti

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka reaguar pas grafiteve që janë bërë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku është shkruar “Kosova është Serbi”. Mustafa në reagimin e tij ka shkruar se këto grafite shqiptarofobe janë produkt i sistemit aktual në Serbi dhe tregues të klimës dominuese kundër shqiptarëve në veçanti. Më tej, ai ka shkruar se do të ishte reduktim të trajtohen këto grafite si shprehje individuale e urrejtjes. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ftuar organet përgjegjëse në Bujanoc që ta zbatojnë ligjin kundër përhapësve të gjuhës së urrejtjes. “Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore kur edhe i propozuari për ministër të brendshëm z. Aleksandër Vulin nga mandatarja për postin e Kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, znj. Ana Bërnabiq, i cili krenohet me fyerjet publike ndaj pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …