Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës është e shqetësuar për ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen për kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, i arrestuar nga autoritetet franceze në bazë të fletë arrestit me motive politike dhe armiqësore nga Serbia. Qeveria e Kosovës kundërshton fletë arrestet e Serbisë, sepse ato janë akte plotësisht të paligjshme të padrejta, dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe me gjerë. Ne e kemi bërë të qartë, që në momentet e para të ndalimit të z. Haradinaj se të gjitha dikasteret kompetente të qeverisë janë duke u angazhuar me kapacitet të plotë dhe vazhdojnë të punojnë për të kontribuar në çdo formë për lirimin sa më të shpejtë të Haradinajt, theksoi kryeministri, Isa Mustafa, i cili disa muaj më parë, kryetarit të AAK-së ia ka përmendur “Liqenin e Radoniqit” duke aluduar pikërisht në “krimet”, për të cilat Haradinajn e akuzon Beogradi i kohës së Milosheviqit dhe ky i sotmi i Nikoliqit, ndërsa po për të njëjtat krime të supozuara, Haradinajn dhe të akuzuarit të tjerë dy herë i ka shpallur të pafajshëm Tribunali i Hagës. Edhe disa vjet pas verdiktit përfundimtar të Tribunalit të Hagës, Isa Mustafa e ka përfolur për qëllime politike, akuzën e Serbisë. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …