Kryeministri, Isa Mustafa gjatë një konference për medie,
ka bërë të ditur se u ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarëve të opozitës për të
mbajtur një takim me 7 dhjetor në mjediset e Kuvendit të Kosovës. Në këtë
takim, sipas kryeministrit, do të diskutohej për dy marrëveshjet e kontestuara
nga opozita. Kjo ftesë i është dërguar edhe zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi.
“I shqetësuar me situatën i kam ftuar zyrtarisht që të ulemi dhe t’i trajtojmë
të gjitha çështjet me opozitën për dy marrëveshjet”, ka thënë kryeministri
Mustafa. Ai, poashtu, ka shprehur gatishmërinë për të angazhuar një komision ndërkombëtar
për çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …