Ish-kryeministri, Isa Mustafa ka drejtuar kritika të shumta ndaj kryetares Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nga krekosja ndaj ndërkombëtarëve për sovranitet në Veri mbetën vetëm me kartën e sigurisë. “Prolongimi i dialogut, koncentrimi në tema populliste dhe injorimi i partnerëve strategjikë u treguan me kosto politike për Kosovën. Qeveria dhe presidentja nga krekosjet ndaj amerikanëve dhe evropianëve me temën e sovranitetit tani, pas agresionit serb në veri të vendit, iu mbeti vetëm karta e sigurisë. Nga zgjidhja përfundimtare me njohje zbritën në zgjidhje për deeskalim, ndërkaq Asociacionit ia shtuan vetëmenaxhimin serb dhe statusin (shtetëror) të kishës ortodokse serbe. Aq sa po prolongohet procesi, ai po reflektohet qartë në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë”, ka thënë ish kryeministri, Isa Mustafa për Gazetën Express.
Kontrolloni gjithashtu
Zyra e Prokurorit e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka pushuar hetimet kundër Halil Çadrakut
Udhëheqësi i ekipit mbrojtës të Halil Çadrakut, avokati Arianit Koci, ka bërë me dije se …